Tenori kosovar Ramë Lahaj ka dalë të fitojë çmimin e tretë në këtë garë, kurse vendi i parë ka shkuar për Elsa Dreisig, për femrat, kurse për meshkujt vendi i parë i ka takuar Keonwoo Kim, shkruan KultPlus
Çmimi prestigjioz “Operalia”, i themeluar nga Placido Domingo ka mbledhur mbrëmë 12 finalistë, të cilët kanë synuar këtë çmim prestigjioz që ndahet që nga viti 1993.

Tenori kosovar Ramë Lahaj ka dalë të fitojë çmimin e tretë në këtë garë, kurse vendi i parë ka shkuar për Elsa Dreisig, për femrat, kurse për meshkujt vendi i parë i ka takuar Keonwoo Kim. Çmimin e parë për femra në këtë garë prestigjioze, në vitin 1993 e pat fituar edhe sopranoja e famshme shqiptare Inva Mula./KultPlus.com