Aktuale

Temperaturat ulen deri në zero gradë

Sot dhe nesër mbi vendin tonë temperaturat minimale do të ulen deri në zero gradë celsius, ndërsa temperaturat maksimale gjatë këtyre dy ditëve do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë celsius.

Sipas Institutit Hidrometerologjik të Kosovës, fushat me presion të lartë vazhdojnë të jenë prezent mbi vendin tonë, duke e karakterizuar një mot të vranët dhe me intervale me diell.

Po ashtu, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes./KosovaPress/