Bazuar në të dhënat e sinoptikëve zonat anticiklonike do të vazhdojnë të jenë të pranishme mbi vendet e rajonit dhe kështu ato do të kushtëzojnë mot të kthjellët dhe me diell.
Po ashtu rryma të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të vazhdojnë të sjellin mot më të butë dhe temperatura mbi vlera mesatare.
E për shkak të inverzionit termik që do të jetë i pranishëm në vise të ulëta, në këto pjesë do ketë mjegull, që mund të mbetet edhe përgjatë ditës, ku do të mbretërojë mot më i ftohtë me temperatura 3 gradë celsius deri në 6 gradë.
