Aktuale

Temperaturat për ditën e sotme në Kosovë

Për sot parashikohen kryesisht vranësira dhe erë, por gjatë ditës do të ketë edhe intervale me diell ndërsa në mbrëmje priten kthjellime.

Pra, parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Reshjet do të jenë më të theksuar kryesisht tri ditët e para të javës, ndërsa tutje mot i qetë dhe me intervale të shkurta me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-10 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga jugu dhe verilindja me shpejtësi deri 17m/s, ndërsa në pjesën e Dukagjinit kryesisht në pjesën veriperëndimore, shpejtësia maksimale e erës mund të arrijë mbi 24m/s.

Sa i përket kushteve biometeorologjike me theks të veçantë cilësisë së ajrit, pritet të jetë e mirë, falë kushteve të favorshme meteorologjike.