Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë këtë vikend.
“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-23gradë Celsius”, thuhet në njoftim.
Shtypja atmosferike do të ketë luhatje, por duke i ruajtur vlerat e normales.
Në njoftim, gjithashtu thuhet se sipas parashikimeve të IHMK-së, do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s.