Aktuale

Temperaturat gjatë ditës së sotme në Kosovë

Gjatë ditës së sotme do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të shoqërohen me riga të dobëta dhe të izoluara shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4m/s.

Bazuar në këtë situatë meteorologjike dhe prezencën e masave anticiklonike, cilësia e ajrit vazhdon të mbetet në vlerat e pashëndetshme.