Aktuale

Temperaturat deri në 17 gradë, ky është moti për sot

Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell.
“Do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, transmeton lajmi.net.

Sipas njoftimit, në viset malore temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-13 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes e lehtë deri mesatare. /Lajmi.net/