Bëhuni gati për temperatura të larta dhe mot me diell.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas institutit, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë Celsius, transmeton lajmi.net.
“Shtypja atmosferike do të shënoj rënie, nën vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s. Nga dita e diele e tutje, parashihen kushte tjera meteorologjike, rënie të temperaturave dhe reshje shiu”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/