Aktuale

Temperatura sot në Kosovë arriti deri në 27 gradë, të martën pritet të bjerë në 10 gradë

Temperaturat gjatë ditës së sotme në vend, sipas matjeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, kanë arritur deri në 27 gradë Celsius në Dukagjin dhe në Anamoravë, e në Prishtinë deri në 25C. Në aeroportin e Prishtinës temperatura më e lartë e regjistruar ishte 26C, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë paralajmëron se ditën e diel pritet të mbajë mot i ngrohtë, pjesërisht i vranët, e temperaturat më të larta gjatë ditës do të rriten në 24C deri 26C.

Sipas PW, nga dita e hënë pritet shtim i vranësirave, e orëve të mbrëmjes mundësi edhe të për të reshura shiu.

“Reshjet e shiut do të vazhdojnë ditën e martë dhe ditën e mërkurë. Nga e hëna pritet rënie e temperaturave maksimale në 17C deri 19C, e ditën e martë edhe deri në 10C”, paralajmëron PW.