Aktuale

Temperatura deri 36 gradë sot në Maqedoni

Në Maqedoni sot do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla dhe erë të lehtë nga veriu në orët e pasdites.

Temperatura do të sillet prej 29 deri 36 gradë Celsius.

Moti i njëjtë do të jetë edhe në Shkup, ku temperatura do të arrijë deri në shkallën e 35-të të termometrit.

Pason periudhë me mot kryesisht stabil dhe të nxehtë me rritje të temperaturës ditore, që deri nga mesi i javës së ardhshme në më shumë vende do të kalojnë 35 gradë, ndërsa në pjesët juglindore të vendit do të arrijnë deri në 39 gradë.

Nga e enjtja do të ketë rënie të lehtë të temperaturave dhe mot jostabil të përcjellë me shi të rrëkeshëm lokal dhe vetëtima.