Aktuale

Tema të ‘nxehta’ sot në Bruksel

Dje nisën bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë të ndërprera që nga dita kur u vra politikani serb Oliver Ivanovic.

Ka qenë Maja Kociancic, zëdhënëse e BE’së, e cila ka treguar se çka u bisedua dje dhe njoftoi për temat e ditës së sotme, shkruan gazetametro.net.

Siç tha ajo, dje në Bruksel u bisedua për implementimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë dhe drejtësinë, ndërkohë që sot nisin temat e ‘nxehta’.

Asociacioni për Komunat me Shumicë Serbe, Energjia dhe ura e ibrit në Mitrovicë, do të jenë tema që do të përballen grupet negociatore të Kosovës dhe Serbisë.

Kocijancic, ndërkohë, ka thënë se atmosfera ka qenë mjaft konstruktive në takimet mes Kosovës dhe serbisë të drejtuara nga Avni Arifi dhe Marko Djuric./gazetametro.net.