Aktuale

Telashe brenda familjes Pacolli për ta marrë udhëheqjen e AKR-së

Edhe Aleanca Kosova e Re (AKR), po përballet me telashe përbrenda partisë.
Këto problem kanë nisur tash kur janë shtuar ambicje tjera për ta udhëhequr këtë subjekt politik, që aktualisht udhëheqet nga Behgjet Pacolli.

Burime të Magazina.al, bëjnë me dije se se përplasjet janë mes grupit të Selim Pacollit njëherit edhe vëllau i kreut te kësaj partie Behxhet Pacolli dhe Rrahim Pacollit.

Rezultati i zgjedhjeve lokale, ku kandidati për kryetar të Prishtinës nga AKR-ja mori 10 % të votave duket se i kanë dhënë forcë Selim Pacollit, t’i rris ambicjet për të qenë i pari i partisë. Këtë e ka shprehur edhe në disa tubime brendapartiake por nuk është pritur shumë mirë nga një bashkëpartiak tjetër njëherit edhe familjar i tyre Rrahim Pacolli. Ky i fundit ka shprehur hapur dëshirën për të marr këtë parti në udhëheqje duke qenë se ka treguar një rol dominant edhe në arritjen e kolicionit qeverisës në qendër.

Sipas burimeve të Magazina.al, këta të dy nuk kanë fort raporte të mira mes vete madje dhe takimet mes vete i kanë shumë të rralla. Edhe në fushaten për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli, nuk është se pati mbështetje të madhe nga bashkëpariaku dhe familjari, Rrahim Pacolli. Këtij të fundit nuk i ka pëlqyer ideja që Selimi, duke mos qenë as antar i paritisë, të kadidoi për të parin e kryeqyteti.

Po ashtu problemet u thelluan kur Selim Pacolli, zgjodhi një ekip pa futur në të anëtarë të AKR-së.
Ndarjet janë edhe më të mëdha kur është fjala të punësimet. Sipas burimit të Magazina.al, shumë nga antarët që njihet si të afërt me Rahimin nuk kanë vend në ekipin e Selimit.

Se ky i fundit vepron i pavarur shihet edhe nga takimet e shumta që ka bërë Behgjet Pacolli në rezidencen e tij në Hajvali ku në asnjëren prej tyre nuk është parë Selim Pacolli. Por ai që nuk mungoi ishte Rrahim Pacolli. Sipas burimeve Selim Pacolli po mundohet ta marr udhëheqjen e partisë me kushtin që Rrahim Pacolli dhe disa të tjerë të mos jenë pjesë e saj.

Kohëve të fundit Selim Pacolli ka hapur edhe llogari private në Facebook dhe pjesë e miqëve të tij nuk është Rrahim Pacolli ku nga familja e ka edhe djal të axhës.

Pas gjithë kësaj i heshtur ka mbetur presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli duk mos e mbajtur anën e asnjërit. Pacolli ka ambicjet për t’u bërë president vendi, prandaj partia patjetër duhet të mbetet në duar të dikujt tjetër. Magazina.al