Derisa po fliste në telefon me kryeministrin e Irlandës, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka thirrur një gazetare t’i shkojë pranë.
“Shumë prej shtypit tuaj është duke na vëzhguar neve, që tani po largohen nga dhoma,” Trump dëgjohet duke i thënë në telefonon kryeministrin irlandez, Leo Varadkar, transmeton Express.
Më pas, derisa biseda telefonike vazhdon, Trump e thërret një gazetare t’i shkojë pranë.
“Nga vjen? Eja, eja këtu,” Trump i thotë gazetares.
Presidenti amerikan thotë se në dhomën e tij ishte një shtyp i bukur irlandez.
Gazetarja Caitriona Perry i shkon pranë presidentit dhe i tregon se vjen nga RTE News.
Ndërsa, Trump i thotë kryeministrin irlandez se Perry ka një buzëqeshje të lezetshme.
“Caitriona Perry ka një buzëqeshje të lezetshme në fytyrë. Ma ha mendja se të trajton mirë ty,” i ka thënë Trump liderin irlandez.
Ndërkohë, Perry e ka quajtur bizar këtë moment, përmes një statusi në rrjetin social Twitter.
Shiko videon KËTU