Rajon & Botë

Teherani përshëndet marrëveshjen e armëpushimit në Siri

Irani përshëndeti sot marrëveshjen e armëpushimit ruso-amerikane në Siri, duke bërë thirrje për aplikimin e një mekanizmi mbikëqyrjeje për të evituar që armëpushimi të mos shfrytëzohet nga terroristët.

“Irani përshëndet çdo vendosje armëpushimi në Siri”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Bahram Ghasemi.

Por, shtoi ai, “suksesi i saj varet nga krijimi i një mekanizmi mbikëqyrjeje globale, në veçanti për kontrollin e kufijve për të bllokuar ardhjen e terroristëve të rinj, si dhe armë dhe burime financiare terroriste”.

Teherani konsideron, ashtu si regjimi sirian, grupet rebele si dhe organizatat xhihadiste si terroriste.