Shëndetësi

Të ushqehesh me frutat dhe perimet e stinës

Temperaturat e larta, stina e verës ju ka vendosur në mendime se çfarë të hani ?! Ja disa prej mënyrave sesi të shfrytëzoni frutat dhe perimet e stinës për t’u ushqyer shëndetshëm dhe të jeni plot energji.

Ujë i aromatizuar – Hidh një bustinë me çaj në një shishe me ujë, vendose në frigorifer dhe lërë për një natë. Pas kësaj do të keni një pije natyrale e të freskët. Provo aroma frutash si pjeshkë apo fruta në ngjyrë të kuqe.

Mëngjes i shpejtë – Vapa të heq dëshirën për të pirë lëngje të ngrohta? Në mëngjes, zëvendësojë kafen e zakonshme me një jogurt, duke përziere me fruta të ndryshme.

Hidratimi – Frutat dhe perimet përmbajnë sasi të mëdha vitaminash, që tentojnë të pasurojnë metabolizmin me energji. Krijo një miks përgatitjesh me fruta e perime për të pirë gjatë mesditës apo pasdites.

Frutat e stinës – Është koha e frutit të shalqirit dhe pjeprit, fruta që janë të pasura me ujë. Për mëngjesin e fëmijëve të vegjël mund të përgatisni fruta të tilla.

Përpara brumërave mësohuni të hani sallata jeshile. Shto edhe frutat e sezonit edhe kjo të ndihmon edhe për lëkurën.

Ëmbëlsirat e ngjyrosura – Zëvendësoni ëmbëlsirat me fruta dhe perime bashkë dhe ushqehuni me fruta e perime miks, me shijë të shumëllojshme.