Aktuale

Të shtunën protestë për Haradinajn

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë të ditur se do të mbajë një protestë gjithëpopullore të shtunën.

AAK nëpërmjet një komunikate për media njofton se protesta mbahet si shenjë protestë për shtyrjen e lirimit të Ramush Haradinajt.

Protesta mbahet të shtunën në orën 13:00 në sheshin „Skënderbeu“ në Prishtinë.