Rajon & Botë

Të shtëna të reja në SHBA, vriten tre policë

Tre policë janë vrarë në sulmin që ndodhi në Baton Rouge në Luiziana , kanë thënë zyrtarët lokalë.

Kryetari i Baton Rouge, Kip Holden ka thënë se zyrtarët janë duke përpjekur që të kuptojnë se për çka bëhet fjalë, transmeton CNN.

Ai në këtë deklaratë tha se janë vrarë tre policë.

Besohet se të shtënat ende po vazhdojnë dhe se sulmuesi është aktiv.

Në Baton Rouge para disa ditëve janë organizuar protesta në kundërshtim të vrasjes së afro amerikanëve ndërsa pas kësaj ka pasur shumë sulme ndaj policisë.

Në Dallas i dyshuari Michael Jonson ka vrarë pesë policë.