Aktuale

Të shtëna në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur sonte në rrugën “Mbretëresha Teutë” në lagjen Sofali në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 20:25 dhe nga këto të shtëna nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.

Njësitë policore ka dal në vendin e ngjarjes dhe janë gjetur disa gëzhoja, që dyshohen të jenë të armeve me të cilat është shtënë.

Ende nuk dihen arsyet e të shtënave dhe as nuk ka të dyshuar, por policia është duke i vazhduar hetimet, raporton KosovaPress.