Rajon & Botë

Të shtëna në një qendër tregtare në Karolinën Veriore

Një qendër tregtare në Karolinën Veriore është mbyllur pas raportimeve se një person i armatosur, ka shtënë me armë zjarri.

Sipas mediave ndërkombëtare, i dyshuari është në arrati, shkruan Gazeta Express.

Njerëzit brenda qendrës gretare American Eagle kanë dëgjuar të shtëna dhe janë fshehur. Në rrjetet sociale janë publikuar video ku shihet se si personat që gjindeshin brenda kësaj qendre bërtasin dhe vrapojnë drejt dyerve.

I dyshuari ka shtënë me armë zjarri gjatë rrugës së tij brenda kësaj qendre tregtare. Ende nuk dihet nëse i dyshuari është plagosur nga policia apo është vrarë. Po ashtu ka raportime se ai mund të jetë fshehur në ndonjë pjesë të kësaj qendre.

Policia amerikane ka mbyllur qendrën tregtare dhe forca të shumta policore janë parë në vendngjarje./GazetaExpress/