Në mesditën e djeshme, Policia në Vushtrri ka konfiskuar një pushkë automatike.
Konfiskimi i armës siç njofton policia është bërë në njërin nga fshatrat e Vushtrrisë, në një aheng familjar.
Përveç konfiskimit të armës është intervistuar personi i cili dyshohet se ka shtënë me armë, ku ndaj tij është inicuar rast për përdorim të armës dhe armëmbajtje pa leje./KosovaPress/