Raportohet se është rritur numri i të vdekurëve nga të shtënat në Aeroportin e Floridas.
Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se deri më tani të paktën tre persona kanë vdekur dhe nëntë të tjerë janë lënduar, transmeton Express.
Personi i armatosur, i cili ka shtënë me armë zjarri njoftohet se është kapur nga policia.
Akoma nuk dihen motivet e këtij sulmi.
Policia amerikane ka nisur evakuimin e pasagjerëve dhe punonjësve të aeroportit./Express/
Shooting reported at Ft. Lauderdale airport in Florida Airport Evacuated. pic.twitter.com/w0TIwb2dtU
— Darl van Dijk (@Lastcombo) January 6, 2017