Një shkëmbim me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 19:00 në parkun e Tauk Bashqes.
Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Policia është në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin, kurse sipas informacioneve nuk ka të lënduar.
“Rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në parkun e Tauk Bahqes. Ekipet e nevojshme policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. Për detaje te tjera do të njoftoheni pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti për lajmi.net.
Në këtë periudhë kohore në këtë park zakonisht ka qarkullim të madh të njerëzve. /Lajmi.net/