Bremë rreth orës 22:00 në rrugën”Mic Sokoli” në Prishtinë ka pasur të shtëna më armë.
Sipas Policisë së Kosovës, një qytetarë ka njoftuar se, derisa ishte në veturën e tij, me targa vendore, është sulmuar nga dy persona të dyshuar meshkuj të cilët kanë ardhur me një veturë, targa të panjohura.
Njëri nga sulmuesit ka shtënë me armë zjarri duke e goditur me predhë veturën e ankuesit me ç’ rast janë larguar në drejtim të pa njohur.
Nuk raportohet për të lënduar. Në vend të ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë kalibër i pa njohur. Po ashtu edhe vetura e ankuesit si dëshmi materiale është konfiskuar.
Me vendimin e Prokuronit iniciohet rasti dhe mbetet të hetohet./Lajmi.net/