Një person është gjetur i vrarë në orët e pasditës së sotme në rrugën “Reçaku” në hyrje të Ferizajt.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi. Ai ka thënë se bëhet fjalë për një të vrarë me armë zjarri, ndërsa viktima është i gjinisë mashkullore.
Detajet tjera nuk janë bërë të ditura, teksa policia është në vendin e ngjarjes duke zhvilluar hetimet.
Trup i viktimës është dërguar për obruksion. /Gazeta Blic/