Të shtëna armësh janë dëgjuar sonte rreth orës 19:30 në rrugën ‘Isa Kastrati’ në Prishtinë, afër ‘Parkut të Qytetit’.
Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka bllokuar rrugën, raporton lajmi.net.
Të shtënat kanë ndodhur në drejtim të veturës të tipit ‘Mercedes’, e cila është bllokuar nga policia për ekzaminim.
Nuk është raportuar për ndonjë të lënduar./Lajmi.net/