Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tri viktimave meshkuj shqiptar, të cilët ishin me veturën e tyre në lëvizje.
Në njoftim të Policisë thuhet se në vend-ngjarje është gjetur dhe konfiskuar një revole e tipit TT me 18 copë fishek dhe dy gëzhoja.
“Përveç dëmeve materiale në veturë nuk raportohet për lëndime ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet më tej në njoftim./KP