Aktuale

Të shtëna armësh në Mitrovicë

Një qytetar nga Mitrovica ka raportuar në polici se ka dëgjuar të shtëna nga armë zjarri.

Kjo ngjarje që ka ndodhur pas orës 19:00 nga policia është kategorizuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se derisa ka qenë në një kafiteri ka dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një predhë të fishekut të armës së zjarrit”, njofton policia.

Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, ndërsa rasti thuhet se është duke u hetuar nga njësitë policore./FaktePlus