Të shtunën në Prishtinë katër persona janë sulmuar fizikisht në një lokal, ku sipas dëshmitarëve ka pasur edhe të shtëna armësh
Rasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë, ku katër viktimat kanë pësuar lëndime trupore pasi janë sulmuar fizikisht në një lokal nga dy të dyshuar.
Sipas dëshmitarëve, gjatë incidentit ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, mirëpo policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes nuk është gjetur ndonjë gëzhojë.
Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës./FaktePlus