Rajon & Botë

Të shtëna me armë zjarri në SHBA, dyshohet për viktima

Gjatë një koncerti muzikor Policia në Las Vegas është duke iu përgjigjur të shtënave me armë pranë hotelit Mandalay Bay.

Të paktën një person i armatosur raportohet se ka hapur zjarr në një koncerti muzikor që po mbahet në Las Vegas.

Video në mediat sociale shfaqin qindra njerëz që ikin nga vendi i ngjarjes. Të shtënat kanë ndodhur rreth orës 22:30 (05:30 GMT) dhe ka njoftime për viktima të shumëfishta.

Policia ka këshilluar njerëzit që të shmangin zonën, raporton BBC.

Një zëdhënës i spitalit tha për mediat amerikane se së paku 20 vetë me plagë po trajtoheshin në spital./21Media