Një shkëmbim zjarri ka ndodhur ditën e sotme në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë në Igumenicë.
Sipas të dhënave paraprake mësohet se policia greke ka ndërhyrë kur rreth 100 kg kanabis sativa po ngarkoheshin në kamion.
Trafikanti ka qëlluar mbi policinë greke, dhe besohet se ai është shtetas shqiptar.
Sipas të dhënave, mësohet se droga ishte kaluar në kufirin e gjelbër dhe pritej që të transportohej me kamion për në Greqi.