Rajon & Botë

Të shtëna me armë para gjykatës në Stamboll, dy të plagosur

Të shtëna me armë kanë ndodhur para Gjykatës së Drejtësisë në Stamboll, raportojnë mediat turke.

Thuhet se dy persona të armatosur kishin provuar të hyjnë në Gjykatën e Drejtësisë së Anadollit, ku më pas pasuan edhe të shtënat me armë mes tyre dhe policisë, transmeton portali arbresh.info

Dy persona janë plagosur në këtë incident. Ndërsa sipas raportimeve personat e armatosur janë neutralizuar.

Detaje të tjera të incidentit nuk janë raportuar./arbresh.info/