Aktuale

Të shtëna me armë në malin e Zllatarit

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Zllatar, në Prishtinë, është raportuar se në malin e fshatit janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Njësitet policore në vendin e ngjarjes nuk kanë gjetur dëshmi apo gëzhoja, si dhe nuk kanë identifikuar të dyshuar të mundshëm.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin./KP