Policia e Kosovës përmes komunikatës ka njoftuar se dje rreth orës 18:00 ka pasur të shtëna me armë në lagjen “Mati”.
Policia njofton se në vendin e ngjarjes kanë konfiskuar tri gëzhoja, mirëpo nuk raportohet për persona të lënduar.
“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se përderisa ishte duke punuar në garazhin e tij ka vërejtur një veturë nga e cila një i dyshuar i panjohur ka shtënë me arme zjarri ne drejtim te një veture tjetër me ç’rast i është dëmtuar një xham i garazhit. Ne vendin e ngjarjes njësiti policor ka gjetur dhe konfiskuar tre gëzhoja. Nuk raportohet për te lënduar”, thuhet në raportin e policisë. /GazetaExpress/