Para pak minutash ka pasur të shtëna me armë në Gjilan, saktësisht në një këmbimore tek kompleksi i argjentarive në qytet.
Si pasojë e të shtënave ka mbetur së paku një person i plagosur, raporton zico.tv
Sipas dëshmitarëve bëhet fjalë për një zënkë mes familjarësh.
Në vend ngjare kanë dalë policia dhe autoambulancat.
Policia nuk ka dhënë ende detaje mbi rastin.