Autoritetet turke, të shtunën mbrëma kanë bllokuar automjetet që të hyjnë apo të dalin nga aeroporti kryesor i Stambollit, “Ataturk”, pasi policia kishte shtënë me armë kur një motoçikletë kishte refuzuar urdhrin për ndalim, ka raportuar CNN-i turk.
Një prej dy personave në motoçikletë është plagosur dhe i dyti është në kërkim nga policia, bën të ditur transmetuesi privat televiziv, transmeton Koha.net.