Aktuale

Të rinjtë në Tiranë kapen me 45 kg kanabis

45 kg kanabis janë sekuestruar nga policia e Tiranës, dhe janë arrestuar katër persona.

Të arrestuari janë Endrit  Varrosi, 23 vjeç, Klajdi Disha, 19 vjeç, Malvin Lika, 25 vjeç dhe Klajdi Agaj 22 vjeç.

Në zonën e Shëngjergjit, në automjetin tip “Opel”, me të cilin po udhëtonin të arrestuarit, janë gjetur disa mbetje lënde të dyshuar narkotike.  Gjithashtu nga hetimet e kryera dhe kontrolli i territorit, në afërsi të automjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale droga e paketuar në 12 thasë.