Policia thotë se të paktën 50 persona janë vrarë dhe më shumë se 200 janë plagosur gjatë sulmit në Las Vegas.
Personi i cili ka shtënë me armë drejt viktimave është 64-vjeçari Stephen Paddock vendas, i cili u qëllua për vdekje nga oficerët.
Sulmi ndodhi gjatë një koncerti, derisa sulmuesi ka shtënë me armë nga kati i 32-të i hotelit Mandalay Bay mbi turmën, transmeton KosovaPress.
Sherif Joe Lombardo tha se policia besonte se vrasësi ka kryer sulmin i vetëm, por konfirmoi se janë në përpjekje për të gjetur një femër aziatike të quajtur Marilou Danely, që besohet të ketë udhëtuar me sulmuesin.