Rajon & Botë

Të paktën 5 të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në Turqi

Së paku pesë vetë janë vrarë nga rrëzimi i një helikopteri ushtarak të Turqisë në provincën verilindore, Giresum, ka thënë sot kryeministri i këtij vendi, Binali Yildirim.

“Ka pasur të vrarë dhe të plagosur”, u tha Yildirim gazetarëve në Izmir, dhe ka shtuar se në helikopter gjendeshin 15 vetë.

“Pesë vetë janë të vdekur, e ndoshta më tepër”, tha kryeministri.

Ai theksoi se përjashtohet sulmi eventual terrorist dhe se helikopteri me gjasë u përplas për shkak të kushteve të vështira atmosferike, transmeton REL.

Në helikopter gjendeshin një gjeneral, një kolonel dhe dy majorë ushtarakë, ka raportuar agjencia e lajmeve, Dogan.

Ai ishte rrëzuar pas vizitës që komandantët e lartë ushtarakë u kishin bërë ushtarëve për festën e Bajramit.