Rajon & Botë

Të paktën 23 të vdekur nga vërshimet në Malavi

Së paku 23 persona kanë humbur jetën për shkak të reshjeve të mëdha të shiut dhe vërshimeve në pjesën jugore të Malavit, ndërsa 11 njerëz janë shpallur të zhdukur.

Ekipet e kërkimit dhe të shpëtimit janë angazhuar për ta ndihmuar popullsinë e prekur nga këto vërshime. Raportohet se rreth 110 mijë njerëz janë prekur nga gjendja e jashtëzakonshme e motit. Kështu ka deklaruar ministri për Siguri Kombëtare i këtij shteti, Nicholas Dausi.

Kompania që është pëgjegjëse për furnizim me energji ka njoftuar se 270 nga 320 megavatët e energjisë elektrike nuk mund të prodhohen në kushtet e tanishme. Kjo kompani ka njoftuar se punëtorët e saj janë duke punuar për ta kthyer furnizimin me rrymë dhe për t’i pastruar hidrocentralet.

Shteti i Malavit, i cili ndodhet në pjesën juglindore të Afrikës, e siguron energjinë elektrike përmes hidrocentraleve në lumin Shire. Ekonomia e këtij vendi varet shumë nga donacionet e huaja, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

the authorBurbuqe Metolli