Të paktën 22 persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhisë tropikale, Nate, në Kosta Rika, Nikaragua dhe Honduras.
Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në vendet e Amerikës Qendrore, ku mungojnë më shumë se 20 persona.
Stuhia ka shkaktuar shira të mëdha, rrëshqitje të dheut dhe përmbytje që po bllokojnë rrugët, duke shkatërruar urat dhe duke dëmtuar shtëpitë.
Në Kosta Rika, gati 400,000 njerëz kanë mbetur pa ujë dhe mijëra të tjerë po flenë në strehimore.
Së paku tetë persona kanë vdekur në stuhinë e tanishme, ndërsa 11 të tjerë u vranë kur u zhvendosën në veri dhe arritën në Nikaragua, ku ishin parashikuar të reshura deri në 15 centimetra nga Qendra Kombëtare e Uraganit në SHBA, transmeton KosovaPress.
Tre persona janë vrarë në Honduras, duke përfshirë dy të rinj që u mbytën në një lumë dhe disa janë raportuar të humbur.