Aktuale

Të paktën 10 të vdekur nga zjarri i madh në Kaliforni

Të paktën 10 persona kanë vdekur në zjarrin e madh i cili ka përfshirë pjesë të rajonit të verës në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, bëjnë të ditur mediat lokale.

Zjarri është duke u shpërndarë me shpejtësi dhe si pasojë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në pjesët veriore të shtetit amerikan, transmeton Express.

Mbi 1.500 prona janë shkatërruar nga zjarri.

Rreth 20.000 njerëz janë evakuuar nga kontët Napa, Sonoma dhe Yuba.

“Këto zjarre kanë shkatërruar prona dhe vazhdojnë të jenë kërcënim për shumë shtëpi jeta, duke e bërë të nevojshëm evakuimin e mijëra banorëve”, ka thënë guvernatori i Kalifornisë, Jerry Broën.

/Express/