Një i mitur me sëmundje të pashërueshme është bërë personi i parë në Belgjikë i cili do të ndihmohet të vdesë qëkur kufizimi i moshës për kërkesë për eutanazi (vdekje të vullnetshme) u hoq para dy viteve, thonë zyrtarët.
Shefi i komisionit federal të eutanazisë e ka konfirmuar rastin por nuk ka dhënë detaje tjera, transmeton Express.
Belgjika është vendi i vetëm që lejon të miturit e çfarëdo moshe që të zgjedhin eustazinë.
Por, ata duhet të kenë kapacitete racionale për të marrë vendime dhe duhet të jenë në fazën e fundit të sëmundjes së pashërueshme.
Prindërit të fëmijëve të moshës nën 18-vjeçe po ashtu duhet ta japin mendimin e vet.