Aktuale

Të mërkurën mbahet tubim mbështetës për Erdoganin në Preshevë (Foto)

“Te merkuren me 27.07.2016 ora 17:30 mbahet mitingi i solidaritetit tek shtepija e kultures ne Presheve per ngjarjet aktuale ne turqi.”

Të paktën ky është njoftimi që e ka bërë një faqe në Facebook e quajtur “Jeta në Preshevë”, raporton Gazeta Express.

Me titull “Presheva ne mbështetje të Erdogan! kjo faqe njofton qytetarët që mitingu mbahet të mërkurën tek Shtëpia e Kulturës e këtij qyteti.

Njoftimit i janë bashkangjitur edhe disa fotografi të cilat tregojnë pankartat e përgatitura për këtë tubim. Mbishkrimet “ Vetëm populli e përcakton fundin” “Lugina të mbështet” etj janë përgatitur për këtë tubim në Preshevë.