Temperatura të tilla pritet që të ketë edhe gjatë tërë javës. Ndërsa ato maksimale thuhet se do të arrijnë deri në 3 gradë celsius.
Besim Ali nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) tha për lajmi.net se temperatura më të ulta gjatë natës së sotme do të bien deri në -6 gradë celsius. Kurse, siç bëri të ditur ai, gjatë gjithë javës temperatura pozitive do të arrijnë deri në 3 gradë celsius.
“Të enjten ka mundësi që të ketë reshje të dobëta dëbore vende – vende. Reshje të intensitetit të lartë nuk do të ketë të paktën deri më 8 ose 9 dhjetor. Era do të fryn nga ana e veriut dhe veriperëndimit me shpejtësi deri në 11 metra në sekondë”, tha ai ndër tjerash. /Lajmi.net/