ShowBiz

A do të largohet Gwen Stefani nga The Voice for American Idol?

Këngëtarja e njohur Gwen Stefani nuk është e sigurt nëse do të jetë pjesë e edicionit të ardhshëm të The Voice for American Idol.

Ajo së fundi ka zbuluar për mediat amerikane se ka kaluar shumë në këtë shou, pasi që është një ndjenjë e mirë të shoshësh talent kaq të mëdhenj.

Auditimet për American Idol kanë nisur më 17 gusht, por vetëm Katy Perry ka konfirmuar pjesëmarrjen si pjesë e jurisë. Pjesë e shout pritet të jenë edhe Miley Cyrus, Adam Levine, Blake Shelton, Jennifer Hudson.

E! shkruan se edicioni i radhës do të emitohet më 25 shtator dhe Stefani nuk pritet të jetë pjesë e tij edhe nëse i ofrohen 25 milionë dollarë, ashtu siç i ishte ofruar Katy Perry.

“Mendoj se ajo i ka marrë të gjitha paratë dhe nuk ka më”, është përgjigjur Stefani duke qeshur, transmeton KosovaPress.