Aktuale

Të infektuarit me Koronavirus në Gjilan, për gjendjen e tyre flet nënkryetari i kësaj komune

Në komunën e Gjilanit numri i infektuarve e Coronavirus ka shkuar në 29, raporton portali Front Online.

Nga 29 të infektuar nga komuna e Gjilanit, një prej tyre ka ndërruar jetë ditë më parë, ndërsa nëntë persona janë duke u trajtuar, tre në Klinikën Infektive dhe gjashtë në shtëpi.

Për gjendjen shëndetësore të personave të infektuar nga kjo komunë, për Front Online ka folur nënkryetari, Arber Ismajli.

Ai tha se gjendja shëndetësore e të infektuarve është stabile dhe se nuk ka persona tjerë të dyshuar.

“Gjendja shëndetësore e të infektuarve është stabile, deri më tani nuk kemi persona të tjerë të dyshuar”,  tha Ismajli.

Numri i personave të shëruar nga Coronavirusi në komunën e Gjilanit është 19.

the authorGazetaKNN