Aktuale

A do të heqë Serbia Kosovën nga preambula e kushtetutës së vet?

Ekziston një pajtim i plotë i elitave politike, shoqërore e intelektuale në Serbi për nevojën e ndryshimeve kushtetuese në këtë vend, raportojnë mediat e Beogradit të jetë thënë në tubimin e sotshëm kushtuar kësaj çështjeje, me titull “Përmes demokracisë deri në reformën kushtetuese”.

Kryetari i Partisë së Re (Nove Stranke), Zoran Zhivkoviq, ndër të tjera tha se Kushtetuta aktuale e Serbisë po ndryshon se nuk është e mirë dhe jo se është e nevojshme për të hyrë në Bashkimin Europian.

Ai, siç transmeton Koha.net, është shprehur se duhet të fshihet preambula e saj, meqë [ajo është e pavlerë, pavarësisht çfarë mund të mendojë dikush për Kosovën.
Sipas Sërgjan Bogosavleviqit nga IPSOS hulumtimet tregojnë disponimin e elitave për ndryshim të Kushtetutës. Për preambulën tha ai vlerësimi i përgjithshëm është negativ. Sipas tij 86 për qind e qytetarëve as që e dinë rëndësinë e preambulës.
Elita konsideron se çështja e Kosovës (e Metohisë, siç e quan Beogradi zyrtar dhe mediat e atjeshme Republikën e Kosovës – sqarim ynë) nuk duhet të përmendet në Kushtetutë dhe se duhet të pritet zgjidhja përfundimtare, përkatësisht nëse përmendet kjo të bëhet në preambulë dhe jo në pjesën normative, transmeton Koha.net.