ShowBiz

Të gjithë të tronditur nga vdekja e Adelajdës

Të gjithë mediat shqiptare u tronditën sot kur u zbulua lajmi i kobshëm për vdekjen e hershme të Adeljada Xhamanit, ish pjesëmarrëses së Big Brother Albania 2, e cila pas emisionit vazhdojë karrierën si gazetare.

Shumë të famshëm nga të gjitha vendet shqip folëse shprehen ngushëllimet e tyre dhe ata që e njohin për se afërmi ende nuk mund të besojnë këtë lajm tragjik.

Vesa Luma, Rozana Radi, Arbana Osmani e shumë të tjerë postuan në rrjetet e tyre sociale duke shprehur kështu keqardhjen dhe dhembjen për vdekjen e Adelajdës.

Adelajda Xhamani u gjend sot e vdekur rreth orës 05:30 në banesën e saj në Tiranë, dhe raportet thonë se ajo kishte pësuar atak kardiak. Bëhet e ditur që Adelajda vuante gjithashtu nga sëmundja e epilepsisë, mirëpo ende pritet të dalin raportet nga ekspertizat mjeko-ligjore.

Këto janë disa prej fjalëve që janë shkuar për largimin e Adelajdes nga jeta:

Vesa Luma: Adela..një vajze qe bukuria e jashtme i reflektonte nga shpirti. E guximshme, punëtore dhe nje njeri aq i mire :(((..Nuk me besohet qe ike.. dhe nuk u takuam për kafe javës tjetër siç e kemi lënë. Nuk gjej fjalët e duhura ne këto momente, por përfundimisht njerëzit me te mire i do Zoti afër vetes! Pusho e qete e dashur!

Roza Lati: Sot u zgjova me zemër te thyer…. nuk mund ta besoj…. Adel zemra ime, nuk kishim kofidenca shoqesh te ngushta bashke, por kishim miqësi… Adel zemra ime, shpirti jot i punës dhe karrierës ishte frymëzim për mua… Adel zemra ime, Zoti engjëjt e bukur i merr pranë vetes… u prehsh ne paqe…

Rozana Radi: Shokues largimi yt e bukura Adele Jeta qenka një gënjeshtër e madhe. Qofsh ne parajse bukuri.

Arbana Osmai: ‘U prehsh ne Paqe Adela! Një nga vajzat me te guximshme qe kam njohur. Dashuria është për të guximshmit, jam e sigurt që do ta gjesh atje lart’ ka shkruar Arbana krah fotos së të ndjerës.