Rita Ora njihet për zgjedhjet me ngjyra të ndezura që bën në modë.
Rita Ora, 27 vjeçe, dukej e vendosur të bënte që kokat të ktheheshin kur ajo veshi një triko të verdhë të ndritshme, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.
Këngëtarja kishte një ditë të zënë me angazhime në qytetin e Nju Jorkut, ndërsa po shoqërohej nga i dashuri i saj, Andrew Watt, 27 vjeç.
Veshjen me ngjyrë të zezë me mëngë të gjata, Rita e kishte kombinuar me triko me ngjyrë të verdhë të ndezur, duke bërë që e gjithë vëmendja të jetë tek ajo.
Këngëtarja kishte vendosur make-up të thjeshtë, për të vënë në pah bukurinë e saj natyrore, ndërsa kishte vënë edhe disa aksesorë. /Lajmi.net/