Mbrëmë ishte njëra ndër netët më të mëdha të kalendarit muzikorë botëror, dhe aty nuk mund të mos ishte Rita Ora.
Hit këngëtarja këtë vit megjithatë mungonte në listën e nominimeve, por kjo nuk e pengoi atë të merrte vëmendjen e mediave dhe të pranishmëve përderisa po kalonte në tepihun e kuq në edicionin e 37-të të BRIT Awards që u mbajt në Londër.
Këngëtarja 26 vjeçare, Rita Ora, duket mjaftë ekstravagante në një fustan elegant dhe me grim e flokë që i jepnin pamje më të rëndë se zakonisht.
Aksesorët e vetëm që ajo kishte vendosur të përdor ishin disa unaza në të dy duart dhe vathë. Më poshtë mund të gjeni disa fotografi dhe të shikoni dukjen e Ritës në BRIT Awards. /KosovaPress/





